BallinaLajme“Tash na vlon meraku kolektiv”/ Kurti thotë se mirënjohja dhe krenaria për...

“Tash na vlon meraku kolektiv”/ Kurti thotë se mirënjohja dhe krenaria për “Dardanët” do të jetë përherë

Të ngjajshme

Muriqi i dëshpëruar pas ndeshjes: Më dhimbset ekipi dhe i gjithë shteti

Kapiteni Vedat Muriqi nuk ka arritur t’i gjejë fjalët...

Bosnja “çon” te shpija Italinë, kualifikohet pas 12 vitesh

Italia edhe këtë herë nuk kualifikohet në Botëror. Ata u...

Shuhet ëndrra, Kosova mbetet jashtë Botërorit 2026 pas humbjes nga Turqia

Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është zhvilluar...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas humbjes së përfaqësueses së Kosovës dhe moskualifikimit në Kupën e Botës, duke shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë për ekipin kombëtar.

Në një postim, Kurti u shpreh se të gjithë janë ende e pikëlluar nga rezultati i ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke theksuar emocionet e forta që ka përjetuar vendi, shkruan IndeksOnline.

Ai theksoi se, ndonëse ekziston një ndjenjë kolektive “çfarë do të kishte ndodhur sikur…”, dëshira për një rezultat tjetër ishte e përbashkët si për tifozët ashtu edhe për lojtarët.

“Por le të mos harrojmë që përfaqësuesja jonë na ka dhënë emocione të jashtëzakonshme duke na bërë krenarë aq shumë sa t’u jemi mirënjohës përgjithmonë e përkrah përherë. Fakti që ishim kaq pranë kualifikimit tregon sa afër madhështisë jemi. Dhe shpejt, aty do të jemi” shkroi Kurti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të gjithë jemi ende të pikëlluar dhe të mërzitur nga ndeshja e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tash na vlon meraku kolektiv: do të mund të bëhej kështu sikur t’ia kishim bërë ashtu, ky apo ai, ose që të dy… E di që kemi dëshiruar një lojë ndryshe e rezultat tjetër, se i tërë kombi donte fitore, por edhe djelmoshat tanë e meritonin gjithashtu.

Por le të mos harrojmë që përfaqësuesja jonë na ka dhënë emocione të jashtëzakonshme duke na bërë krenarë aq shumë sa t’u jemi mirënjohës përgjithmonë e përkrah përherë. Fakti që ishim kaq pranë kualifikimit tregon sa afër madhështisë jemi. Dhe shpejt, aty do të jemi.

Andaj edhe sot e çdo ditë tjetër, forca Kosovë! Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerit dhe stafit për angazhimin e madh në secilën ndeshje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz