Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Driton Tali, ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Baton Haxhiu, i cili ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë duhet në vete të përmbajë zhbërjen e Gjykatës Speciale dhe amnistinë në dy anët, sepse kanë kaluar 20 vite.
Teksa ka thënë se deklaratat e Haxhiut kanë qenë gjithmonë paralajmërime, Tali ka kërkuar që reagimet ndaj tij të jenë më të ashpra.
Ai ka pyetur se mos nuk po reagohet ndaj Haxhiut, vetëm pse nuk është këshilltar i Kurtit, përcjell Bota sot.
Tali ka kujtuar se Shkëlzen Gashi nuk e ka votuar Gjykatën Speciale.
Reagimi i Talit në Facebook:
Qysh do t’ia ndërroni emrin “Planit për këmbim territorial” të Vuçiqit?!
“Planin e Ban Kimunit për rinegociim në gjashtë fusha” e riemëruat në “Bisedime teknike me Serbinë”.
Po pyes sepse telalli i Hashimit (Baton Haxhiu) paska deklaruar (e që deklaratat e tij gjithmonë kanë qenë paralajmërime) se “Marrëveshja finale me Serbinë duhet në vete të përmban zhbërjen e Gjykatës Speciale dhe amnistinë në dy anët sepse kanë kaluar 20 vite e blla blla blla”.
Është ajo thënia jonë popullore “ku dhemb dhëmbi shkon edhe gjuha”.
Gjithë ju që në profile keni vendos amblemën e UÇK’së duhet (nëse me të vërtet jeni të tillë) që goxha të reagonit se është shumë e rrezikshme kjo që për interesa të dikujt dikujt t’i japim xehet e mineralet e shumta dhe Ujëmanin.
Mirë që reaguat ndaj Shkëlzen Gashit (edhe pse ai nuk e votoi Gjykatën e Dick Marty’t) por për këtë skenario duhet të reagonit edhe shumë ma ashpër.
Unë, për mos thënë fare, shumë pak pashë reagime.
Mos ndoshta për faktin se Batoni nuk është këshilltar i Albinit?!!!