Talentët e Llapit për të cilët po flet e gjithë Kosova (Video)

Në mungesë të një talent-shou kombëtar në Kosovë, televizionet lokale po bëjnë “të pamunduren” për të gjetur talentët e tyre.
Një emision i cili po mundohet të nxierr në pahë talentët e tij lokal, është edhe “Talent shoë” në TV Lllapi, e që po vë në dukje se llapjanët në të vërtet nuk shquhen për ndonjë talent të veçant.
Ky talent-show, është kthyer në një event mjaft popullor në Kosovë, ku videot e konkurentëve janë bërë virale në rrjetet sociale, shkruan Magazina.al
E gjithë situata në këtë talent-shoë, duket si e improvizuar, por në fakt është situat reale në një ambient e staf krejtësisht të improvizuar, duke dalë edhe qesharak.
Në këtë emision mund të shohësh se si një konkurente bëhe menjëherë anëtare e jurie, ndërsa Llapjanët duket se kanë shumë talent për modelizëm, pasi shumë prej tyre shihet se vinë për ta shfaqur atë.
Por edhe pse i gjithë kjo po shihet si një situatë komike dhe e pabesueshme për të qenë diçka reale, moderatori i këtij emisioni i cili njihet për pjesëmarrjen e tij në Big Brother, Kreshnik Husaj, po ndihet krenar me produktit që ka nxierr, shkruan Magazina.al

Lexo edheEdhe macja me miun mund të bëhen shokë të ngushtë! (Video)
Ai përmes rrjeteve sociale, është shprehur krenar që videot e talent-shout që po udhëheq, janë bërë të njohura (Edhe pse me to po tallen të gjithë).
“-Jemi krenar që kemi aritur me qenë emisioni më i shikuar dhe me I për folur në vend.Deri me tani mbi 200 mi shikime në Talent Shoë. Falemnderit ekipa ime për punen falemnderit Televisionit Llapi për transmetimin e deri tanishem”, ka shkruar Husaj, pasi videot e tyre po shfaqen nëpër shumë faqe në facebook e Instagram.
E pavarësisht se a ke apo jo talent, juria pothuajse nuk e refuzon asnjërin nga konkurentet, duke i dërguar ata menjëherë në gjysem-finale./Magazina.al/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=6D4VH1nIdUo














