back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajme“Taktikët” e ushtrisë hungareze vendosen me sukses në Kosovë

“Taktikët” e ushtrisë hungareze vendosen me sukses në Kosovë

Të ngjajshme

Kompania e dytë hungareze e Batalionit Rezervë Taktik Kinetik (KTRBN) e misionit të KFOR-it ka përfunduar me sukses vendosjen në Kosovë.

Lajmi për vendosjen e ushtarëve të këtij kontigjenti në vendin tonë e bëri të ditur me anë të një njoftimi, misioni i NATO-s në Kosovë.

“KTRBN ka aftësi të rëndësishme – duke përfshirë Kontrollin e Turmave dhe Trazirave (CRC), kolonat shoqëruese, mbikëqyrjen, zbulimin, ndihmën ndaj popullsisë dhe detyra të tjera të këmbësorisë – të cilat mbrojnë gatishmërinë dhe aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur shpejt dhe në mënyrë efektive zhvillimeve përkatëse të sigurisë”.

“Që nga viti 1999, kontingjenti hungarez ka qenë një kontribues kyç në misionin paqeruajtës të KFOR-it. Ky vendosje shënon rotacionin e 33-të të kontingjentit hungarez. Është një demonstrim i qartë i angazhimit të gjatë të Hungarisë në mbështetje të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz