BallinaLajmeTaksitë ilegalë në këtë komunë i shtrenjtojnë biletat 100%

Taksitë ilegalë në këtë komunë i shtrenjtojnë biletat 100%

Të ngjajshme

Pep Guardiola një nga opsionet për trajner të ri të Italisë

Një emër i bujshëm dhe mjaft i guximshëm është...

“Nuk është lufta jonë”, Macron kundër Trump: Jorealiste të luftojmë në Hormuz

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë me dije se...

Tensione te Chelsea, lojtarët të pakënaqur me Enzo Fernandez

Situata brenda skuadrës së Chelsea po bëhet gjithnjë e...

Ka pak javë prej se kur taksistët ilegalë të Podujevës kanë shtrenjtuar biletat në linjën Podujevë- Prishtinë dhe anasjelltas në 100%.

Prej 1 euro sa ishte bileta deri para pak javësh, shoferët e taksive ilegalë, kanë vendosur që në mënyrë unanime që biletën ta ngritin në 2 euro. E për këtë, në kushte anonimiteti, njëri prej shoferëve i ka thënë Gazetës Blic se ngritja e çmimit të biletave ka ardhur me arsyetimin se po u bie që të presin në kolona.

“Kolonat e gjata Podujevë- Prishtinë ka qenë arsye se pse na kem vendos me e rrit çmimin e biletës. 1 euro sa u kon, tash e kemi ngritë në 2 euro”, tha ai.

I pyetur nëse kjo ngritje e çmimit ka të bëj edhe me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, ai e ka mohuar një gjë të tillë.

“S’ka të bëj me mërgimtarët. Kemi vendosë bashkë krejt edhe tash po vazhdojmë qishtu”, tha ndër të tjera ai.

Mirëpo, një ngritje e çmimit nuk është pritur edhe aq mirë nga udhëtarët. Ata thonë se ngritja e çmimit të biletës në 2 euro është e tepërt dhe se më nuk kanë llogari që të udhëtojnë me këta taksi.

Ndryshe, pronarët e 25 kompanive të transportuesve të udhëtarëve në linjën Podujevë-Prishtinë kanë protestuar disa herë radhazi për shkak të taksive ilegalë.

Madje, shoferët të përfaqësuar nga shoqata e tyre patën thënë se këta hapa i kanë marrë për shkak të taksive ilegale që operojnë në këtë relacion rrugor, dhe për shkak se të njëjtit persona nuk po i ndalin inspektorët komunalë dhe policia.

Patën thënë se tashmë e disa janë duke punuar edhe me humbje, pasi shumicën e udhëtarëve po ua marrin taksitë ilegale.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz