Taksisti në Drenas e pëson nga klienti, e kërcënon me thikë dhe ia merr 200 euro, telefonin dhe dokumentet
03

Lexo edheDrenas, taksistit i vidhen 200 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Drenas, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë një taksist ka njoftuar policinë se një klient e ka kërcënuar me thikë dhe i ka grabitur 200 euro, telefonin dhe dokumentet personale.
“Gllogoc 08.07.2021 – 18:45. Viktima mashkull kosovar taksist, ka informuar se një klient i pa njohur nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur 200 euro para të gatshëm, një telefon mobil dhe dokumentet e tij personale. Nuk raportohet për lëndime, përderisa asti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policinë.

Lexo edheDrenas, taksistit i vidhen 200 euro