Dje portali Drenicapress ka njoftuar se asambleistit Xhavit Drenorit i është bërë një ofertë nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladdrovci, për ta drejtuar Drejtorinë e Urbanizmit në këtë komunë.
Por Drenori sot është takuar me kryetarin Lladrovci të cilit ia ka bërë të ditur se nuk ka pranuar këtë detyrë dhe ka renditur disa arsye pse e ka refuzuar këtë post:
1.Afati është i shkurtër për të shytrë përpara programin tonë për ndryshime në këtë dikaster, duke pasur parasysh problemet e grumbulluara me vite.
2.Ende nuk kemi parë seriozitetin e duhur nga Kryetari Lladrovci për ndryshime në substancë, mëqe Drejtorët që kishin keqmenaxhuar, sidomos në Drejtorinë e Arsimit dhe Urbanizmit në vend të shkarkimit dhe thirrjes para përgjegjësisë, Kryetari i ka avancuar në pozita në ekzekutiv, respektivisht në adminsitratë.
3.Përveç disa shenjave pozitive në monitorim të projekteve gjatë realizimit në teren (rasti i rrugës në Komoran), Kryetari Lladrovci ende nuk ka arritur të prezantoj në publik listen me uzurpatorët e pronës/aseteve komunale si dhe listen me ndërtime të larta jashtë ligjshem.
Asambleisti Drenori ka thënë se do të vazhdojë të përkrahë qeverisjen komunale në të mirë të qytetarëve.
“Nga pozicioni i Anëtarit të Kuvendit Komunal dhe nga pozicioni i Anëtari të Komisionit për monitorimin e projekteve në teren do vazhdoj të jem në teren, aty ku kërkohet nga qytetarë dhe më këtë edhe ta ndihmojmë ekzekutivin”, ka shtuar Drenori./Drenicapress.info/