Sot, në Kosovë ka qëndruar ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.
Në këtë vizitë, ai është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin si dhe ka vizituar trupat e Gjermanisë të KFOR-it.
Ai ka thënë se KFOR-i gjerman nënvizon rëndësinë që Gjermania i kushton stabilitetit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Progresi në dialogun e udhëhequr nga BE-ja me Serbinë është çelësi për normalizimin e qëndrueshëm – dhe rrugën e Kosovës përpara. Gjermania mbetet një partnere e ngushtë”, ka shkruar Wadephul në rrjetin social “X”. /Lajmi.net/