Zëvendësshefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me takimin mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.
“Po ndodh tani në orën 17:25 EST—POTUS, Trump, sekretari Rubio dhe Steve Witkoff
ende po takohen pas dyerve të mbyllura me Presidentin Putin dhe Delegacionin Rus, këtu në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaskë”, shkruan ai.
Shtëpia e Bardhë kishte shmangur qëllimisht parashikime të sakta kohore për samitin e sotëm, duke qenë të vetëdijshëm se çdo devijim do të interpretohej si shenjë suksesi ose dështimi. Kremlini, megjithatë, kishte thënë më herët se takimi mund të zgjaste shumë orë.