back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeTakimi i NATO’s me Sekretarin e Trump aty, Ministri shqiptar i Mbrojtjes...

Takimi i NATO’s me Sekretarin e Trump aty, Ministri shqiptar i Mbrojtjes u kërkon aleatëve vigjilencë për Kosovën

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, u ka kërkuar aleatëve vigjilencë të shtuar për Koosvën.

Vengu, në këtë takim, ku prezent ishte edhe sekretari i Trump, Pette Hegseth, tha se planet aleate meritojnë të  përditësohen me veprime të reja strategjike përballë sfidave të shumta hibride me të cilat po përballemi.

Postimi i plotë:

Bruksel

Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, ku kryefjala ishte rritja e domosdoshme e kontributeve dhe kapaciteteve të vendeve aleate, në dritën e negociatave për një paqe të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Nën impulsin e ri amerikan, pritshmëritë janë të larta për një përpjekje më të madhe të vendeve evropiane në forcimin e kapaciteteve luftarake dhe marrjen e përgjegjësive të reja për mbrojtjen e kontinentit.

Shpreha gatishmërinë e Shqipërisë që shtimin e burimeve financiare për mbrojtjen ta përkthejmë në:

• më shumë kapacitete operacionale,

• ringjallje të industrisë ushtarake,

• infrastrukturë në mbështetje të modernizimit të forcave tona dhe në funksion të Aleancës.

Në këtë kontekst, një industri ushtarake reaguese është kyçe për të prodhuar armatimin, municionet dhe pajisjet e nevojshme.

Gjithashtu, theksova nevojën për vigjilencë të shtuar të Aleancës në Evropën Juglindore, veçanërisht në raport me Kosovën, si dhe në zonën Adriatiko-Joniane, ku planet aleate meritojnë të përditësohen me veprime të reja strategjike përballë sfidave të shumta hibride me të cilat po përballemi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz