Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sonte do të mbajë konferencë për media, pas takimit që kryetari i saj, Bedri Hamza, zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti.
Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të PDK-së, me fillim nga ora 17:45, transmeton lajmi.net.
Takimi ndërmjet Hamzës dhe Kurtit u zhvillua në kuadër të konsultimeve politike për procesin e zgjedhjes së presidentit. Para takimit, Kurti deklaroi se synimi është maksimalizimi i përpjekjeve që javën e ardhshme “gjithçka të kurorëzohet me sukses”.
Nga ana tjetër, Hamza kishte bërë të ditur se në takim do të diskutoheshin tema aktuale politike, ndërsa zyrtarë të PDK-së kanë theksuar se brenda partisë janë shqyrtuar parimet dhe qëndrimet lidhur me këtë çështje, pa u diskutuar emra konkretë.
Pritet që në konferencën e sotme, PDK të bëjë të ditura qëndrimet e saj pas takimit me kryeministrin./lajmi.net/