back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeTakimet e Haradinajt në Uashington i “çartin” serbët në tastierë, s’lënë gjë...

Takimet e Haradinajt në Uashington i “çartin” serbët në tastierë, s’lënë gjë pa shkruar në rrjetet sociale

Të ngjajshme

PDK shpenzoi 2,360 euro më pak sesa buxheti që pati për tre muajt e fundit të 2025-ës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shpenzuar 2,360 euro...

Nations League 2026/27: Kosova dhe Shqipëria presin shortin e ri

Sezoni i ri i Nations League është gati të...

LVV shpenzoi mbi 1.2 milionë euro në tre muajt e fundit të vitit të 2025 (DOKUMENT)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike raportet financiare...

Vizita e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Shtetet e Bashkuara ka ngjallur reagime të ashpra nga qarqe serbe.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Haradinaj zhvilloi takime në Capitol Hill, ku mbajti edhe një fjalim në Kongresin Amerikan në kuadër të Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë, ndërsa pritet të vazhdojë me takime në Pentagon.

Në fjalën e tij, Haradinaj theksoi se Kosova ka zbatuar planin 10-vjeçar të zhvillimit ushtarak, të harmonizuar me standardet e NATO-s dhe me mbështetje amerikane, duke përcjellë mesazhin se vendi është gati për anëtarësim.

Këto vizita  kanë shkaktuar reagimin e ashpër të organizates lobuese serbe “Serbian National Defense”, me seli në Chicago, e cila përmes një postimi publik në rrjetin social X ka sulmuar rëndë Haradinajn.

Në reagimin e saj, organizata e etiketon atë me akuza të rënda dhe të pabazuara, duke kërkuar madje që institucionet amerikane të ndërhyjnë ndaj pranisë së tij në ngjarje zyrtare në SHBA.

Të Fundit

Sport

ShowBiz