back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeTakime në SHBA, pjesë e Marshit të 17 shkurtit, afërsi me Ramën-...

Takime në SHBA, pjesë e Marshit të 17 shkurtit, afërsi me Ramën- A po e bindë kë Osmani me ‘’fushatën’’ e saj për një mandat të dytë

Të ngjajshme

Ronaldo e feston dygolëshin dhe kreun e tabelës me veshje tradicionale të Arabisë Saudite

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ishte protagonist absolut në fitoren...

Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësohet moment i rëndësishëm diplomatik për Kosovën

E rëndësisë së madhe për Kosovën, por edhe presidenten...

Manchester City afron distancën nga Arsenal pas fitores ndaj Newcastle

Manchester City ka shfrytëzuar gabimet e Arsenalit për t’u...

17 Shkurti kremtohet në Lecco, shqipet e Italisë i mbledh çiftelia

Shqiptarët në Lecco të Italisë kanë organizuar një tubim...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur angazhime të shumta gjatë këtyre ditëve. Duke filluar nga pjesëmarrja e saj në marshin e 17 shkurtit në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së në Hagë, e deri të pjesëmarrja në Bordin e Paqes, që u përcoll me disa takime, kanë qenë aktivitet e Osmanit në pak ditë, e që së cilës, i kanë mbetur edhe pak javë mandat në krye të shtetit, shkruan Gazeta Express.

Osmani që synon edhe  mandatin e dytë në krye të shtetit, mori vëmendjen e gjerë kur u shfaq në marshin për ish-krerët e UÇK’së në Hagë, që u mbajt me 17 shkurt. Kjo duke pasur parasysh që, diçka e tillë s’kishte ndodhur në protestat e mëparshme, dhe se, në të kaluarën, Osmani s’ështe treguar aq empatike për zhvillimet në Hagë.

Porse, kjo pjesëmarrje e Osmanit, u pa si tentim përafrimi me Partinë Demokratike të Kosovës, për t’i marrë votat e deputetëve të saj.

Osmani po ashtu iu bashkua Edi Ramës të hënën që shkoi në Prishtinë, një promovim libri për krerët e UÇK’s.

Porse, ‘’fushata’’ e Osmanit s’përfundon këtu. Të paktën kështu vlerëson veprimtari në SHBA Uk Lushi.

Sipas këtij të fundit, Osmani ka vazhduar ‘’fushatën’’ e saj për një mandat të dytë edhe në SHBA, atje ku së fundi u mbajt takimi i Bordit të Paqes. Lushi, për këtë, tha se ‘’nuk është i ndershëm keqpërdorimi i Amerikës nga’’ Osmani në ‘’fushatën e saj’’ për një mandat të dytë në krye të shtetit.

‘‘Nuk është i ndershëm keqpërdorimi i Amerikës nga Vjosa Osmani Sadriu në fushatën e saj edhe për një mandat presidencial. Zgjidhe cilindo qytetar që kualifikohet për President/e të Kosovës dhe ai apo ajo do të bënte çka kërkon Amerika dhe nuk shkel interesat e Kosovës. Gjithashtu Amerika punon me këdo që e vendos Kosova në krye të shtetit. Presidenti apo Presidentja e Kosovës duhet të pasqyrojë arealin dhe konzensusin politik në Kosovë, jo ambiciet personale të dikujt. Partitë në Kosovë nuk duhet të bien pré e pretendimit se Amerika e do një kandidat/e kukull.’’, shkroi sot mes tjerash Lushi.

Pos këtyre, është edhe afrimi me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili po komentohet mjaftë. Edhe kjo bëhet duke pasur parasysh se gjatë viteve të fundit, Rama ‘’nuk ka gëzuar’’ raporte të mira me liderët kryesor institucional të vendit. Megjithatë, një raport më i ngrohtë është shfaqur mes tij dhe Osmanit gjatë muajve të fundit.

Ndryshe, qëndrime të qarta për një emër ende nuk ka nga partitë politike. Por, nga to, dëgjohen kryesisht thirrje për ‘’konsensus’’, ‘’marrëveshje politike’’, e ‘’alternativën më të mirë’’ në zgjidhjen e çështjes së presidentit. Për zgjedhjen e së cilës, duhet shumica absolute e deputetëve. Java e ardhshme sipas të gjitha gjasave do të jetë  e bisedave të Kurtit me presidenten e partitë rreth kandidatit për President. Secili që garon duhet t’i ketë 30 nënshkrime të deputetëve./GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz