back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaLajmeTakime me presidentë e kryeministra/ Si shkoi vizita e Osmanit në Uashington?

Takime me presidentë e kryeministra/ Si shkoi vizita e Osmanit në Uashington?

Të ngjajshme

Skandal në Serbi: Vuçiq detyron gruan të zbulojë sekretin para fëmijës së saj

Gjatë një vizite në Bor, presidenti i Serbisë, Aleksandar...

Bora zbardh në Prishtinë, merr fitore befasuese ndaj Bashkimit

Bora ka arritur një fitore të madhe në Procredit...

Inter rikthehet me fitore në Serie A, triumfon ndaj Lecces

Skuadra e Inter ka reaguar fuqishëm pas humbjes nga...

Interi vazhdon dominimin në Serie A, mposht Leccen e Ramadanit

Interi ka arritur fitoren e radhës në Serie A. Këtë...

Klodi flet për nënën e tij: Më thotë, unë vdes pa ty

Klodi ka folur për relacionin e tij me nënën. Ai...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

Si shtet bashkëthemelues përkrah SHBA-ve, Republika e Kosovës u lartësua në arenën ndërkombëtare dhe u afirmua si shtet në shërbim të paqes dhe sigurisë globale.

Përgjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes, presidentja Osmani pati mundësi të diskutonte me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump dhe shumë zyrtarë të kabinetit të tij.

Gjatë qëndrimit në Uashington, presidentja u prit në takim nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, me të cilin diskutuan për hapa konkretë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, avancimin e integrimit të Kosovës në NATO, dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit në mbrojtje e ekonomi.

Presidentja Osmani, po ashtu, është takuar me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan.

Ajo me ketë rast është takuar gjithashtu me drejtorin e lartë për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Këshilltarin Special të presidentit Trump, Charles McLaughlin, si dhe me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Daniel J. Lawton.

Në kuadër të takimit inaugurues të Bordit të Paqes, Presidentja zhvilloi bashkëbisedime me liderë të shumtë botërorë, përfshirë:

Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump

Emirin e Bahreinit, L.T. Hamad bin Isa Al Khalifa

Presidentin e Paraguajit, Santiago Peña

Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

Presidentin e Indonezisë, Prabowo Subianto

Presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev

Presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev

Presidentin e Rumanisë, Nicușor Dan

Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani

Kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif

Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán

Kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan

Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani

Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan

Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi

Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan

Ministren e Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco

Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir

Ambasadorin e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz

Të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump, Steve Witkoff

Të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump, Jared Kushner

Ish-Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bordit të Paqes, Tony Blair

Përfaqësuesin e Lartë për Gaza, Nikolay Mladenov

Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino

Të Fundit

Sport

ShowBiz