BallinaLajmeTahirsylaj tregon deri kur do të ketë reshje shiu

Tahirsylaj tregon deri kur do të ketë reshje shiu

Të ngjajshme

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në...

Haradinaj: Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend,...

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Zbutet dënimi për FC Prishtina, ndeshja ndaj Ballkanit luhet me praninë e tifozëve

Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Kosovës,...

Flet Nasim Haradinaj pas vizitës tek Rexhep Selimi, tregon se kujt i çoi të fala

Nasim Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së, ka folur lidhur me...

Vendi ynë është përballur me reshje shiu dhe temperatura të ulëta gjatë ditëve të kaluara.

Ky mot, si duket do të mbizotërojë edhe në ditët në vijim në Kosovë.

Në një prononcim për Ballkani.info, profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se deri në ditën e enjte të kësaj jave, do të ketë të reshura me intensitet të ulët.

“Vendi ynë do të përballet me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat do të jenë të intensitetit të vogël, mot ky që do të mbizotërojë deri në ditën e enjte. Vlen të ceket se do të ketë edhe kohë me diell dhe deri në këtë ditë, temperaturat minimale do të sillen prej 5-7 gradë celcius deri në 18-19 gradë celcius”, ka thënë Tahirsylaj për Ballkani.info.

Tutje, ai ka thënë se reshjet e mëdha të shiut do të kthehen edhe këtë fundjavë.

“Nga dita e premte deri në vikend, në vendin tonë do të ketë prap reshje intensive dhe temperaturat do të jenë të ulëta. Këto reshje do të kenë efekte pozitive për tokat, për akumulimin e ujrave të akumuluesve të ujrave në Kosovë dhe janë reshje që nuk do të bëjnë dëme duke përfshirë këtu vërshimet”, ka thënë Tahirsylaj.

Në fund, ai ka thënë se nga dita e hënë e javës së ardhshme, pritet një normalizim i motit në vendin tonë, ku pritet edhe ngritja e temperaturave. /Ballkani.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz