back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeTahiri: Të ndalen sulmet ndaj Deliut, Kuvendi nuk ka parë degjenerim më...

Tahiri: Të ndalen sulmet ndaj Deliut, Kuvendi nuk ka parë degjenerim më të madh (VIDEO)

Të ngjajshme

Olta lajmërohet nga dhoma e gjumit, po duket kaq ‘hot’

Është njëra ndër aktoret me të dashura për publikin...

E diela sjell mot të ftohtë, me shi dhe reshje bore

Dita e diel, 1 shkurt, do të karakterizohet me...

S’i zgjat rikthimi te Chelsea, Anselmino huazohet sërish

Aaron Anselmino do të huazohet sërish këtë sezon. Argjentinasi, këtë...

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar që qeveria t’i ndalë sulmet ndaj deputetes Blerta Deliu-Kodra, duke i quajtur të papranueshme veprimet e qeverisë karshi deputetëve të opozitës.

“Një gjë e tillë duket e pamundshme sepse kjo mazhorancë ka sjellë ministra të papërgjegjshëm, ministra jokompetentë dhe kur ministrat janë jokompetentë përpos atyre që pamë sot rasti ne ministres së Drejtësisë, atëherë dalin me shpifje dhe me gjëra të pavërteta në raport me deputetët e opozitës”, ka thënë Tahiri në konferencë për media.

“Përkundër asaj që opozita mundohet me qenë konstruktive, ne prapë shohim një degradim të vazhdueshëm vetëm nga mazhoranca. Pra, asnjëherë kuvendi i Kosovë nuk ka parë dhe nuk e ka përjetuar një degjenerim çfarë jemi duke e parë tash e një periudhë jashtëzakonisht të gjatë”.

Tahiri tha se janë bërë dy muaj kur mezi Kuvendi është mbledhur për ta mbajtur një seancë duke e fajësuar qeverinë në pushtet.

Ai bëri thirrje që të ndalen ato që i quajti sulme të qeverisë ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliut.

“Janë të papranueshme sulme të tilla nga ministrja e kësaj qeverie karshi deputetëve”.

“Dikasteret e kësaj qeverie janë të kapura nga grupe kriminale dhe sot kemi vërejtje të mëdha nga Bashkimi Evropian dhe nga State Department-i”.

https://youtu.be/B0LtFIZJr5g

 

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz