BallinaLajmeTahiri: Sot vetëm tri shtete janë nën sanksione të ShBA-së dhe BE-së...

Tahiri: Sot vetëm tri shtete janë nën sanksione të ShBA-së dhe BE-së – Kosova, Rusia dhe Bjellorusia

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Deputeti i VV-së, Abelard Tahiri, ka bërë një krahasim të ashpër, duke thënë se sot në Evropë vetëm tri shtete gjenden nën sanksionet e ShBA-së dhe BE-së – Kosova, Rusia dhe Bjellorusia.

Në një postim në “Facebook”, Tahiri u shpreh se kjo situatë për Kosovën është pasojë e drejtpërdrejtë e qeverisjes së Albin Kurtit.

“Të nderuar qytetarë, në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA: 🇽🇰 Kosova e qeverisur nga Kurti; 🇷🇺 Rusia e qeverisur nga Putini; 🇧🇾 Bjellorusia e qeverisur nga Lukashenko. Megjithatë, kryeministri i izoluar Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj. Albin Kurti, që prej dy vitesh e ka mbajtur Kosovën nën sanksione, sot flet për shkeljet e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia”, ka shkruar ai.

Deputeti ka përmendur edhe dëmet që sipas tij kanë ardhur si pasojë e kësaj situate.

“600 milionë euro të BE-së kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të sanksioneve. SHBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar Qeveria Kurti”, ka theksuar Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz