BallinaLajmeTahiri: Reformat në drejtësi do të përmirësojnë shërbimet ndaj qytetarëve

Tahiri: Reformat në drejtësi do të përmirësojnë shërbimet ndaj qytetarëve

Të ngjajshme

Mbappé e vë në shënjestër Brazilin: mund të luajë edhe më shumë se 45 minuta

Prania e Kylian Mbappés në ndeshjen mes Francës dhe...

Shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë...

Irani pretendon se ka goditur aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln

Ushtria iraniane pretendon se raketat e saj lundruese goditën...

“Shumë e mbyllur, shumë e hapur”/ Enca provokon ndjekësit

Enca Haxhia ka provokuar ndjekësit me fotografitë e fundit. Artistja...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot delegacionin e MCC-së në Washington, të shoqëruar nga Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Mileniumi i Kosovës, Petrit Selimi.

Ministri Tahiri ka njoftuar delegacionin për reformat që janë duke u ndërmarrë në sektorin e sundimit të ligjit, ndryshimet e bëra në legjislacion,  nisur nga Pakoja e Ligjeve për Gjyqësorin, Pakoja e Ligjeve Anti Korrupsion, Kodi Penal, e deri tek Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Ministri Tahiri ka potencuar se gjithë këto reforma bëhen për të rritur shërbimet e institucioneve të drejtësisë karshi qytetarëve, me theks të veçantë në rëndësinë e ngritjes së transparencës.

“Andaj, llogaridhënia është shumë e rëndësishme për Ministrinë e Drejtësisë. Përveç reformimit të sektorit, duhet të përmirësojmë perceptimin e qytetarëve që kanë për institucionet e drejtësisë, dhe kjo bëhet duke rritur komunikimin mes agjencive dhe institucioneve të drejtësisë, karshi qytetarëve dhe publikut” ka theksuar ministri Tahiri.

Në këtë kontekst, ministri Tahiri ka theksuar se është i interesuar që të intensifikoj edhe më tutje bashkëpunimin me MCC-në, në mënyrë që Ministria e Drejtësisë të jetë pjesë aktive e nismave dhe projekteve që synojnë ngritjen e transparencës, e me të edhe të efikasitetit të institucioneve të drejtësisë, me qëllim të llogaridhënies më të mirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz