back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeTahiri: Për veteranët mund të hetohet edhe Veseli

Tahiri: Për veteranët mund të hetohet edhe Veseli

Të ngjajshme

Lladrovci: Veç pse ma kanë bo padrejtë, kanë me m’votu

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se...

Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë shoubiz

Ramush Haradinaj ka adresuar kritika ndaj ministrit në detyrë...

Liverpool “shkund” Atleticon me dy gola të shpejtë, Salah në super formë

Liverpool ka nisur furishëm përballjen ndaj Atletico Madridit, duke...

Është ministër i Drejtësisë, por Abelard Tahiri ka dalë shpesh jashtë kompetencave që ka.

Ndonëse cilësohet si përzierje e pushteteve, ministri i Drejtësisë ka bërë veprime që mund të cilësohen si ndërhyrje në prokurori dhe gjykata.

Njëjtë veproi kur kërkoi hetim në rastin e listave të veteranëve.

Por në një intervistë për Frontal në T7, ministri ka thënë se këto bëhen në cilësinë e qytetarit të thjeshtë.

I pari i drejtësisë kosovare në qeverinë e Kosovës mendon që edhe dorëheqja e prokurorit Elez Blakaj tregon brishtësi në sistemin e drejtësisë. Madje ai hap mundësi për dyshime.

Tahiri bënë të ditur që hetimi për keqpërdoruesit e parasë publike duhet të bëhet me patjetër. Qoftë edhe nëse ai është shefi i tij partiak, Kadri Veseli, i cili është përmendur në një letër të Blakajt.

E vet shefi i drejtësisë kosovare beson që procesi i listave dhe verifikimit të veteranëve ka përfshirje të njerëzve që, siç thotë ai, bëjnë pjesë në një rrjet kriminal.

Situata e krijuar sjell nevojën për një proces të Vetingut, të cilën Kosova e kishte në vitin 2010 gjatë kohës së UNMIK’ut, e që sipas Tahirit ky proces duhet të rikthehet, madje shumë shpejt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz