BallinaLajmeTahiri: Një shtet i fortë është ai që kujdeset për çlirimtarët e...

Tahiri: Një shtet i fortë është ai që kujdeset për çlirimtarët e vet- është obligim moral e shtetëror

Të ngjajshme

Martohen Diola Dosti e Erolld Belegu?

Diola Dosti ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me...

Aksident trafiku në Suharekë, rrotullohet vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Suharekë, në...

Izraeli miraton 827 milionë dollarë shtesë për blerje emergjente ushtarake

Kabineti izraelit ka vendosur të shpenzojë 827 milionë dollarë...

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri (nr. 110), ka publikuar një video-mesazh kushtuar çështjes së respektit dhe përkujdesjes institucionale për çlirimtarët e Kosovës, duke theksuar se ky është një obligim moral dhe shtetëror.

Ai shtoi se për Partinë Demokratike të Kosovës, kujdesi për çlirimtarët nuk është retorikë, por angazhim konkret qeverisës:

“Një shtet i fortë është ai që kujdeset për çlirimtarët e vet. Ai që nuk i harron sakrificat mbi të cilat është ndërtuar vendi dhe që i trajton me dinjitet ata që ia dhanë Kosovës gjithçka. Ne do të kujdesemi për çlirimtarët tanë, sepse respekti dhe përkrahja për ta janë detyrim i shtetit dhe i qeverisjes sonë.”

Sipas Tahirit, ndërtimi i një shteti të fortë dhe të drejtë fillon nga vlerësimi i drejtë i historisë dhe nga mbrojtja e dinjitetit të atyre që kontribuuan për lirinë e vendit.

Videoja është pjesë e komunikimit zgjedhor të PDK-së në prag të zgjedhjeve, ku Tahiri kandidon për deputet me numrin 110.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz