back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeTahiri kryeson takimin e parë të grupit të veçantë për normalizimin në...

Tahiri kryeson takimin e parë të grupit të veçantë për normalizimin në mes të Kosovës dhe BE-së

Të ngjajshme

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri po qëndron sot në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përkatësisht në takimin e parë të Grupit të veçantë për normalizim në kuadër të Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës se Kosovës.

Ky takim është obligim i dalë nga Marrëveshja për Stabilizim  Asociim në mes të Kosovës dhe BE-së, e cila në nenet 5 dhe 13-të, parasheh zotimin e shtetit të Kosovës që të vazhdojë në angazhimin për përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë dhe bashkëpunimin efektiv me Misionin e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes derisa janë në fuqi. Këto angazhime përbëjnë parimet thelbësore të MSA-së në mes të Kosovës dhe BE-së.

Delegacioni i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri është i përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve relevante të shtetit të Kosovës, bazuar në Rregulloren QRK nr.13/2016 për Funksionimin dhe Përfaqësimin e Institucioneve të Qeverisë së Republikës të Kosovës në Strukturat e Stabilizim-Asociimit.

Në këtë  delegacion janë edhe ministrja e Integriimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj, Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Bernard Nikaj, Këshilltar i Lartë Politik ministres Tahiri, Dren Zeka, Këshilltarja Politike e ministres Tahiri,  Elona Cecelia, Sekretari në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Çitaku; Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, Kryeshef i AKREP-it,  Kreshnik Gashi, Kryeshef i KOSTT-it,  Mustafë Hasani; udhëheqësi i Departamentit për Çështje Rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Fitim Gllareva, drejtori i Planifikimit Strategjik në Zyrën e Kryeministrit, Qemajl Marmullakaj, zyrtari për çështje studentore në Ministrinë e Arsimit, Bekim Samadraxha, Kryeshefja e Agjencionit Kosovarë të Pronës,  Florije Kika, Sekretarja në Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal,  Rozafa Ukimeraj, udhëheqës i Sektorit për MIK në Doganat e Kosovës,  Bekim Mehmetaj; Sekretari në Ministrinë e Punëve të Brendshme,  Lulzim Ejupi,  drejtori i Departamentit të Qeverisjes në Ministrin e Integrimit Evropian, Artan Çollaku, u.d. Drejtor i Agjencionisë për Regjistrim Civil, Bekim Hoxha, menaxher i Zyrës për mbikëqyrje, analitikë dhe verifikim prokurorial në Këshillin Prokurorial, Valon Jupa, si dhe Ministri Këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Haxhi Bajraktari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz