Tahiri: Gjuriqin e ka kapur çmenduria
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Marko Gjurqin e ka kapur çmenduria nga nervozizmi se Kosova po e shtrin sovranitetin e saj në veri. Me këtë rast ajo i është kundërpërgjigjur deklaratës së Gjuriq se Tahiri është serbe dhe se sot është kontrabanduar kur ka dalë në pjesën veriore.
“Gjuriqin e ka kapur çmenduria. Ai edhe të gjithë zyrtarët e Serbisë e dinë se është shteti i Kosovës”.
“Janë ata që marrin leje për të hyrë në Kosovë, bëhet të sëmurë dhe hyjnë nëpër autoambulanca, pra janë ata që kontrabandohen”, ka thënë Tahiri për klankosova.tv.
“Jam e bindur se këto deklarata të tij janë bërë për konsum të brendshëm”.

Lexo edheCurrently not accept requests for gray seal Verification tend region.
“Është shumë më me rëndësi të them se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka hapur zyrat qendrore në veri dhe unë kam inauguruar qeverinë në komunën e Mitrovicës Veriore. Aty kanë filluar punën 20 ministri dhe agjenci qendrore”.
“Ne po shtrijmë sovranitetin e shtetin dhe në katër komunat veriore dhe kjo vjen si rezultat i marrëveshjeve të Brukselit”, ka përfunduar Tahiri














