back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeTahiri: Ftesa e Kurtit është përpjekje ta çorientojë opozitën që nëse s’ka...

Tahiri: Ftesa e Kurtit është përpjekje ta çorientojë opozitën që nëse s’ka epilog pozitiv më pas t’ia vë fajin atyre e Gjykatës

Të ngjajshme

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e të pandehurit për krime lufte

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën...

Armatimi në veri, Elshani: Për mbi 20 vjet mungoi kontrolli institucional

Armatim, pajisje ushtarake dhe mjete të tjera janë gjetur...

Çertifikohen dy qenë policorë

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt...

“Nuk duroj dot më” – Detaje të reja nga vetëflijimi i 25-vjeçares, Xhuana Nikollaj

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e vetëflijimit...

Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi se së shpejti do t’i thërras në takim kryetarët e partive opozitare, PDK dhe LDK.

Tahiri deklaroi se kjo ftesë e Kurtit është përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar vetë dhe njëkohësisht për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, në pamje të parë është konstruktive, por në fakt po përgatit terrenin nëse ka epilog pozitiv sipas tij, fajin ta hedhë mbi opozitën e gjykatën, transmeton lajmi.net.

“Ftesa e Kurtit për takime me opozitën është përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar vetë dhe njëkohësisht për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në pamje të parë duket konstruktiv, por në fakt po përgatit terrenin që, nëse nuk ka epilog pozitiv sipas tij, fajin ta hedhë mbi opozitën dhe Gjykatën”.

Tahiri deklaroi se njëkohësisht Kurti po mundohet ta zhvendosë vëmendjen nga përplasja me Presidenten dhe ta çorientojë opozitën.

“Pa agjendë dhe parakushte të qarta nga opozita, ai mund ta përdorë edhe këtë proces për t’i ikur përgjegjësisë dhe për ta shtyrë vendin drejt zgjedhjeve sipas llogarisë së tij politike”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz