BallinaLajme“Ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit”, Kurti i shkon në...

“Ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit”, Kurti i shkon në vizitë kombëtares para finales me Turqinë

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar kampin e kombëtares së Kosovës për ta përgëzuar ekipin për arritjen në finalen e “play-offit” për Kupën e Botës 2026.

Ai i ofroi mbështetjen e tij para kësaj sfide historike përballë Turqisë, shkruan “Gazeta Express”.

Fillimisht, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e falënderoi kryeministrin Kurtin, ministrin e Sportit, Blerim Gashiani dhe zëvendësministren Daulina Osmani, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj ekipit kombëtar.

Në fjalën e tij para futbollistëve dhe stafit, kryeministri Kurti i uroi “Dardanët” për fitoren historike në Bratisllavë, duke theksuar se rrugëtimi deri në finale është plotësisht i merituar.

Sipas tij, miliona shikues në mbarë botën ndjekin këtë ngjarje dhe përmes kombëtares ekziston mundësia që historia dhe talenti i Kosovës të prezantohen në arenën më të madhe.

“Përmes juve si ekip e kemi mundësinë ta vendosim Kosovën dhe historinë e saj të qëndresës e talentit në sytë e mbarë njerëzimit. Pas jush është jo vetëm një shtet, por një komb i tërë. Janë tifozët në stadium, janë familjet tuaja, janë qytetarët në çdo banim, fshat e qytet dhe janë të gjithë shqiptarët kudo në botë. Kjo mbështetje masive është forca juaj dhe merreni me vete në fushë. Dhe mos harroni besimin për fitore në këtë finale e keni ndërtuar ju si ekip, me trajnerin dhe gjithë stafin udhëheqës dhe mbështetës”, tha Kurti në drejtim të futbollistëve.

Për këtë vizitë reagoi edhe vetë Kryeministri Kurti, me një postim në rrjetin social “Facebook”.

Ai tha se, kualifikimi në Botëror është një hap i madh për shtetin e Kosovës.

Ai iu bën thirrje lojtarëve që të kenë vetëbesim e të luajnë me zemër për Kosovën.

Ndeshja e madhe finale e “play-offit” do të luhet më 31 mars, ditë e martë, në “Fadil Vokrri”. Fituesi kalon në Kampionatin Botëror 2026./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz