Ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi i njohur me nofkën “Sulltani”, tha se më 5 mars forcat serbe ia kishin mësy fshatit të tij Aqarevës.
Për herë të parë Selimi rrëfeu detaje të padëgjuara për 5 marsin.
“Para se me ardhë 5 marsi forcat serbe kanë filluar të grumbullohen, ne kemi vëzhgu dhe e kemi ditë që një ditë do të ndodhë. Por me 5 mars nuk e kemi ditë që sulmohet vetëm Prekazi. Faktikisht me 5 mars kanë sulmu Prekazin, por krejt kolona e blindume kanë ardhë për me hy në fshatin tim…Kam pritë që këtë e shpjegojnë edhe shokët e tjerë”, tha Selimi në Frontal.