back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeSylejman Selimi bëhet pjesë e Qeverisë

Sylejman Selimi bëhet pjesë e Qeverisë

Të ngjajshme

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Buja premton se parkingun e qytetit do ta bëjë funksional, e shpjegon në detaje këtë projekt

Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për...

Festë në Serbi, Amerika ia ktheu shpinën Kosovës! – Bravo Albin Kurti!

“ShBA-ja sapo i dha shuplakë Prishtinës: Suspendim, dhe atë...

Klinika e Gjinekologjisë demanton keqtrajtimin e pacientëve

Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në...

Zyrës së kryeministrit të Kosovës, i është shtuar edhe një këshilltar politik Sylejman Selimi. Këshilla për shefin e qeverisë tash e tutje do të jap ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, trasnmeton Gazeta Metro.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ditë më parë është liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për disa muaj. Por, tash Selimi ka vendosur që të mos e çojë kohën kot. Ai tashmë do të punojë krahë për krahë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmin se Selimi do të behët pjesë e qeverisë e ka konfirmuar Avni Arifi, shef i kabinetit të Haradinajt.

Ai ka thënë se Selimi sot ka pasur takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Sylejman Selimi do të bëhet këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj. Ata dy edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur një takim”, ka thënë Arifi.

Ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇK’së pas luftës për një kohë ishte edhe Komandat i Përgjithshëm i TMK’së, e më pas edhe FSK’së, Ambasador i Kosovës në Tiranë./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz