BallinaLajmeSylë Tahirsylaj tregon se deri kur do të zgjatë ‘i nxehti afrikan’

Sylë Tahirsylaj tregon se deri kur do të zgjatë ‘i nxehti afrikan’

Të ngjajshme

Abdixhiku arrin në Kuvend, nuk deklarohet për media

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Nagavci për çështjen e Presidentit: Do të vazhdojmë me takime gjatë fundjavës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,...

Haradinaj si “ora e Zvicrës”, arrin i pari në kuvend, ankohet për vonesa

Megjithëse ishte paraparë që të fillojë në orën 10:00,...

Keisuke Honda rikthehet nga pensionimi në moshën 39-vjeçare

Ish-ylli i AC Milan dhe i Japonisë, Keisuke Honda,...

Pas ditëve me reshje shiu, temperaturat në vendin tonë kanë shënuar ngritje në ditët e para të verës.

Ditën e sotme, temperaturat kanë arritur deri në 36 gradë celcius, ndërsa nga SHSKUK-ja është kërkuar që personat që kanë probleme me shëndetin të mos ekspozohen në diell deri në orët e pasdites.

Ballkani.info ka kontaktuar me profesorin e meteorologjisë, Sylë Tahirsylën, i cili ka thënë se këto temperatura janë normale në ditët e verës, por ka thënë se do të bien në ditët në vazhdim.

“Temperaturat e ditës së sotme janë normale për ditët e verës, por që nga dita e nesërme do të ketë rënie si në temperaturat minimale ashtu edhe në ato maksimale. Pra, temperaturat minimale nga dita e nesërme do të shkojnë nga 15 gradë celcius deri në 33 gradë maksimalja”, ka thënë Tahirsylaj.

Tutje, ai ka thënë se do të ketë erëra nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7 metra për sekond, ndërsa shkalla e lartë e kondensimit nga pjesa verilindore e vendit do të shkaktojë reshje të vogla të shiut në disa lokacione, duke ndikuar kështu në uljen e temperaturave.

Në fund, Tahirsylaj ka theksuar edhe njëherë që këto temperatura janë normale për vendin tonë dhe ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të krijojnë panikë. /Ballkani.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz