back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeSyla: Bashkimi LDK-GUXO mund ta ndryshojë lojën politike, por duhet lidership për...

Syla: Bashkimi LDK-GUXO mund ta ndryshojë lojën politike, por duhet lidership për ta finalizuar

Të ngjajshme

Aksident te “Bill Clinton” në Prishtinë: Përfshihen një furgon dhe një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Bill...

Franca detyron supermarketet të dhurojnë ushqimin e pashitur për njerëzit në nevojë

Në Francë, hedhja e ushqimit nga supermarketet tashmë konsiderohet...

Sot do të jetë dita më e fortë e sulmeve ndaj Iranit

Të martën, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegzeth iu drejtua...

Një bashkim i mundshëm ndërmjet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lista GUXO po konsiderohet si një zhvillim potencialisht i suksesshëm nga komentatori dhe analisti politik Valon Syla, i cili beson se një skenar i tillë jo vetëm që është i dëshirueshëm, por edhe i realizueshëm.

Megjithatë, Syla shpreh skepticizëm lidhur me atë nëse ekziston një lidership i gatshëm të lërë mënjanë hatërmbetjet dhe inatet politike për hir të një interesi më të madh shtetëror. Duke përmendur faktin se situata në Kosovë është ndër më të vështirat që ka përjetuar vendi.

“Negociata serioze dhe të sukseshme midis LDK’së dhe Guxo për bashkim do ta ndërronte komplet lojën në politikën kosovare.
Hatërmbetjet dhe inatet, falen kur është një interes madhor dhe sipas të gjitha fakteve, të gjitha kushtet plotësohen për një bashkim të tillë, sepse Kosova ska qenë kurrë më keq.Vetëm pyetja qëndron, a ka lidership për ta finalizuar këtë.”, ka shkruar Syla.

Në përmbyllje, ai thekson se një frymë e tillë bashkëpunimi ekziston dhe se duhej të ishte iniciuar shumë më herët, duke lënë të kuptohet se koha tashmë mund të jetë duke ikur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz