back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaSwatch vjen me orë inteligjente që nuk ka nevojë të mbushet me...

Swatch vjen me orë inteligjente që nuk ka nevojë të mbushet me energji

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...
Tregu i pajisjeve teknologjike që vishen po vazhdon të rritet dita ditës. Deri në vitin 2018 është parashikuar që tregu për orët inteligjente të grumbullojë rreth 10 miliardë dollarë. Sistemet iOS dhe Android përdoren zakonisht tek orët inteligjente, ndërsa për përdoruesit e Windows-it nuk ka shumë opsione për të zgjedhur. Megjithatë këto përdorues do të kenë së shpejti një mundësi tjetër për të zgjedhur, kur Swatch të prezantojë orën e saj të re inteligjente gjatë tremujorit të ardhshëm.
Duke folur për Bloomberg, shefi ekzekutiv i Swatch-it, Nick Hayek, konfirmoi se pajisja do të hidhet në treg brenda tre muajve të ardhshme, dhe do të përfshijë lidhjen NFC për pagesat nga pajisjet mobile. Përveç mbështetjes së platformës Windows, ora do të funksionojë gjithashtu edhe me Android-in.
Veçoria më interesante e pajisjes është se nuk ka nevojë për t’u furnizuar me energji. Nuk janë zbuluar detaje të tjera mbi këtë orë inteligjente, kështu nuk e dimë me saktësi se si do të funksionojë.
Swatch mund të njihet për krijimin e orëve plastike me çmim të lirë, por ka eksperiencë edhe me orët me ekran me prekje. Kompania ka një markë të quajtur Tissot, e cila krijon orë me ekran me prekje për zhytësit. Kjo orë ka matës për lartësinë, një busull dhe matës për thellësinë nën ujë.
Dhjetë vjet më parë, Swatch realizoi orën e saj të parë, Paparazzi, e cila mund të konsiderohet si paraardhëse e orëve inteligjente moderne. Falë partneritetit me Microsoft-in, përdoruesit mund të merrnin informacione të tilla si pikët e ndeshjeve sportive, motin, horoskopin dhe lajmet më kryesore nëpërmjet sinjaleve të radios, raporton krokodili.al
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz