back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeSveçla te vendi ku dyshohet se u rrëmbye Vukashinoviq, u kërkon ndërkombëtarëve...

Sveçla te vendi ku dyshohet se u rrëmbye Vukashinoviq, u kërkon ndërkombëtarëve t’i bëjnë presion Serbisë

Të ngjajshme

Google synon të mbajë përdoruesit larg ChatGPT me “AI Mode” në Chrome

Google ka lansuar një përditësim të ri të shfletuesit...

Si mundet Wolvesi t’ia shpëtojë Juventusit 16 milionë euro?

Ristrukturimi në stolin e Wolverhampton Wanderers mund t’i sjellë...

“Syt ja shpofsha”, Bali Muharremaj thotë se është kërcënuar

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se është kërcënuar. Muharremaj...

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se shtetasi i Kosovës, Milan Vukashinoviq, i cili është rrëmbyer nga strukturat serbe në territorin e Republikës së Kosovës, është duke u trajtuar në spitalin e Nishit, pas plagëve të marra.

Sveçla ka bërë thirrje ndaj bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe të marrë masa për të ndaluar, siç tha ai, “sjelljet kriminale e destabilizuese të këtij shteti ndaj Kosovës dhe rajonit”.

“Sot inspektova pjesën e kufirit shtetëror ku dyshohet se u kidnapua shtetasi ynë, Milan Vukashinoviq. Në bazë të informatave dhe dëshmive të siguruara nga autoritetet tona, tashmë është e ditur se, duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës, z. Vukashinoviq është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe,” ka shkruar Sveçla.

Ai, Serbinë e cilësoi si “shtet agresor dhe antidemokratik”, që po mohon të drejtat themelore të qytetarëve të vet.

Sipas tij, institucionet e Kosovës po zhvillojnë hetime intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz