Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSveçla s’e di se dështimi i klimatizimit në Pallat është kompetencë e...

Sveçla s’e di se dështimi i klimatizimit në Pallat është kompetencë e MPB-së, seanca ndaj tij dështoi në mungesë të prokurorit

Të ngjajshme

Punë e kryer, këtë fanellë do ta djersitë Hakan Çalhanoglu sezonin e ri

Mesfushori i njohur turk, Hakan Çalhanoglu, do të vazhdojë...

Drita mposhtet nga Copenhagen

Skuadra e Dritës ka pësuar humbje në Danimarkë nga...

Në mungesë të prokurorit të shtetit, ka dështuar të mbahet seanca të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ministri në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me deputetët e Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Drita Millaku, erdhën në gjykatë në temperatura të larta, si të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës.

Gjykatësi i rastit, Sabit Sadikaj tha se të gjitha palët e ftuara janë prezent në seancë, por mungon prokurori i shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Meqenëse prokurori mungoi pa arsye, tha se do të njoftohet Kryeprokurori.

Pas seancës që zgjati pak minuta, ish-ministri Xhelal Sveçla u pyet lidhur me temperaturat e larta në Pallatin e Drejtësisë.

“Temperaturat e larta në Pallatin e Drejtësisë, është kompetencë e Punëve të Brendshme…”, pyeti gazetari.

“Nuk është kompetencë e jona”, u përgjigj shkurt Sveçla.

Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare, brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme funksionon Departamenti për Standarde dhe Politika të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare – organ që, ndër të tjera, mbikëqyr edhe çështjet e mirëmbajtjes së objekteve shtetërore, përfshirë Pallatin e Drejtësisë.

Ndërkohë, brenda kësaj ndërtese ku gjatë verës temperatura arrin deri në 30 gradë qysh para orës 9:00 të mëngjesit, sot ishte paraparë të mbahej një seancë gjyqësore ndaj Sveçlës, Pacolli-Dalipit, Zybës dhe Millakut për gazin lotsjellës.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 6 qershor 2024 ka konfirmuar aktakuzën ndaj Ministrit i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetët Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në mars të 2018-ës. Kurse, vendimin e Themelores e vërtetoi më pas Gjykata e Apelit.

Ndryshe në seancën fillestare të mbajtur më 26 mars 2024, ministri Sveçla dhe tre deputetët Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi ishin deklaruar të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Ministri Sveçla dhe tre deputetët Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzoheshin edhe për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, por për këtë vepër në seancën fillestare gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj, kishte njoftuar se ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

- Advertisement -

Të Fundit