back to top
Saturday, August 30, 2025
BallinaLajmeSveçla për Enver Sekiraqën: Qeveria po bën gjithçka që është e mundshme...

Sveçla për Enver Sekiraqën: Qeveria po bën gjithçka që është e mundshme për ta sjellë këtë kriminel para drejtësisë – nuk ndodhet në Kosovë

Të ngjajshme

Imri Ahmeti premton investime në sport e subvencione për sportistët lipjanas

Kreu i Lipjanit dhe kandidati për kryetar, Imri Ahmeti,...

Bebe Rexha feston sot ditëlindjen, kaq vite ka mbushur këngëtarja shqiptare me famë botërore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka festuar...

PDK refuzon pjesëmarrjen në takimin e Kryesisë: Kuvendi nuk është i konstituuar

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas shpalljes...

PDK-ja nuk do të merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk do...

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë ceremonisë së vënies së gurthemelit për lapidarin e ish-zyrtarit policor Triumf Riza, ka deklaruar se autoritetet janë të përkushtuara maksimalisht për ta sjellë para drejtësisë Enver Sekiraqën.

Sekiraqa është dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e Rizës, por që nga maji i vitit të kaluar ndodhet në arrati, transmeton lajmi.net.

Sipas Sveçlës, ai nuk është më në territorin e Kosovës dhe arratisja e tij është një dështim serioz i sistemit të drejtësisë.

“Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, por edhe gjithë Qeveria e Kosovës po bëjnë krejt çka është e mundshme që ky kriminel të sillet para drejtësisë. Ai është larg duarve tona meqë nuk ndodhet fare në Kosovë…do të vijë edhe ai moment kur edhe familja do të lehtësohet”, ka deklaruar Sveçla.

Triumf Riza, pjesëtar i Policisë së Kosovës, u vra 18 vite më parë, ndërsa Sekiraqa, i cilësuar si nxitës i vrasjes, vijon të jetë i pakapshëm./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz