BallinaLajmeSveçla për 8 Marsin: Gratë faktor i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë

Sveçla për 8 Marsin: Gratë faktor i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rëndësinë e barazisë dhe drejtësisë për vajzat dhe gratë në Kosovë.

Ai ka thënë se çdo 8 Mars është thirrje për më shumë punë dhe angazhim drejt barazisë dhe drejtësisë për çdo vajzë dhe grua në vend.

Në një postim në Facebook me rastin e Ditës së Gruas 8 marsin, ai ka theksuar se historia e vendit është e mbushur me sakrifica që bartin mundin dhe angazhimin e vajzave dhe grave, të cilat, sipas tij, vunë themelet e lirisë duke flakur paragjykimet dhe duke u rreshtuar në frontin e përbashkët për liri.

Sveçla është shprehur se institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë janë vijimësi e ushtrisë së vendit dhe se sot në liri gratë dhe vajzat janë faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit të Republikës. Ai theksoi se në vitet e fundit gratë dhe vajzat e Policisë së Kosovës kanë qenë në krye të detyrës në mbrojtje të rendit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri dhe në gjithë vendin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz