back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajmeSveçla: Kosova e para në Evropë për siguri, sukses i jashtëzakonshëm

Sveçla: Kosova e para në Evropë për siguri, sukses i jashtëzakonshëm

Të ngjajshme

Sveçla: Kosova e para në Evropë për siguri, sukses i jashtëzakonshëm

Kosova është renditur e para në Evropë dhe e...

Albulena Balaj – Halimaj merr mbështetje të madhe në lagjen ku u rrit

Albulena Balaj Halimaj, Kandidatja e Nismës për Kryetare të...

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

Turqia ka hequr tarifat shtesë ndaj disa importeve të...

Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit 2025, të publikuar nga Instituti Amerikan Gallup. Me 94 nga 100 pikë të mundshme, vendi ynë vlerësohet si një nga shtetet më të sigurta për qytetarët e vet.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky është një sukses i jashtëzakonshëm që dëshmon profesionalizmin e institucioneve të sigurisë dhe etikën e lartë qytetare.

“Siguria e qytetarit është një nga arritjet më të mëdha të demokracisë dhe institucioneve të Republikës. Me 94/100 pikë, vendi ynë shënon një sukses të jashtëzakonshëm për vlerësimin e duhur të sigurisë, rendit dhe përkushtimit ndaj shoqërisë. Jemi të bindur se ky sukses është rezultat i profesionalizmit të institucioneve të sigurisë dhe etikës së lartë të qytetarëve tanë. Si ministër i brendshëm përfitoj nga rasti të falenderoj çdo pjesëtar të strukturave të sigurisë për përgjegjësinë e lartë dhe çdo qytetar për kontributin e përditshëm. Çdo sukses është për ne vetëm një shtysë e re për më shumë punë e përkushtim”, ka shkruar në Facebook ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, u shpreh se ky është një lajm i madh. “Kosova është ndër vendet më të sigurta për të jetuar, dhe kjo pasqyrohet edhe në raportin më të fundit nga instituti Gallup. Ky është lajm që do duhej t’i gëzohej edhe opozita”, ka shkruar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz