Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSveçla jep detaje për arrestimin e policit Bojan Jevtic: Dyshohet për spiunazh...

Sveçla jep detaje për arrestimin e policit Bojan Jevtic: Dyshohet për spiunazh për llogari të strukturave të sigurisë së Serbisë

Të ngjajshme

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me arrestimin e zyrtarit policor, Bojan Jevtic.

Ai ka thënë se Jevtic dyshohet për veprimtari të kundërligjshme të spiunazhit për llogari të strukturave të sigurisë së Serbisë, shkruan lajmi.net.

“Ky është i arrestuari i gjashtë me radhë për rastet e spiunazhit në Kosovë. Njëri nga të dyshuarit tashmë e ka pranuar fajësinë, duke konfirmuar seriozitetin, profesionalizmin e institucioneve si dhe përfshirjen e Serbisë në përpjekjet destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës. Fatin e këtyre rasteve do ta ketë dhe kushdo tjetër që përpiqet të minojë punën dhe rolin e besuar në Polici. Ndaj si çdo herë do të jemi të pakompromistë dhe vigjilentë përballë çdo përpjekje që nëpërmjet hapësirës që vendi ynë u jep në Polici të kthehet në sulm ndaj republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë se ky arrestim ka ardhur si shkak i profesionalizmit, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, e që sipas tij është treguar se ky bashkëpunim është thelbësor në arritjen e rezultateve në luftën ndaj veprimtarive të kundërligjshme në mënyrë specifike atyre të rrezikshmërisë së lart që shpesh herë burimin e kanë në strukturat e inteligjencës serbe.

“Republika e Kosovës, si asnjëherë më parë, po e forcon sovranitetin, integritetin dhe rendin kushtetues, dhe në këtë mision të shenjtë edhe përcaktimi ynë për përkrahje të gjithanshme të institucioneve të sigurisë ka treguar se është esenciale në ketë drejtim. Luftimi i veprimtarive të kundërligjshme do të vazhdoj sikurse jam i bindur se edhe sukseset nuk do të mungojnë!”, ka thënë Sveçla. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit