back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSuspendohet “Pleshti”, kjo është arsyeja

Suspendohet “Pleshti”, kjo është arsyeja

Të ngjajshme

Leao: Mes Milanit e Interit, e zgjedh Milanin 100 herë

Rafael Leao nuk është aspak pishman që e zgjodhi...

​Qytetari dorëzon në polici paratë e gjetura

Një qytetar me inicialet R.V, ka dorëzuar në polici...

Yjet e Inter Miamit, Lionel Messi dhe Jordi Alba, janë suspenduar për ndeshjen e së shtunës mes Intter Miamit dhe FC Cincinnati-t, pasi munguan në ndeshjen All-Star të MLS të mërkurën.

Sanksionet u njoftuan sot nga Liga MLS, shkruan IndeksOnline.

“Jordi Alba dhe Lionel Messi nga Inter Miami CF nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen e klubit kundër FC Cincinnati të shtunën, më 26 korrik, për shkak të mungesës së tyre në ndeshjen All-Star të Major League Soccer këtë javë”, thuhet në një deklaratë nga liga.

“Sipas rregullave të ligës, çdo lojtar që nuk merr pjesë në ndeshjen All-Star pa miratimin paraprak nga liga nuk është i kualifikuar për të garuar në ndeshjen e ardhshme të klubit të tij.”

Ndërsa Alba pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit të Miamit, Messi u pushua për shkak të problemeve me lodhjen.

Në një intervistë telefonike me The Athletic , komisioneri i MLS-së, Don Garber, tha se ishte një “vendim shumë, shumë i vështirë” për të pezulluar Messin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz