back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeSuspendohen 7 policë, ia thyen 3 brinjë qytetarit

Suspendohen 7 policë, ia thyen 3 brinjë qytetarit

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Në qytetar në Gjakovë ka përfunduar në spital me tre brinjë të thyer për shkak se ndaj tij është përdorur dhunë nga policia, me arsyetimin se nuk i është bindur urdhrit për t’u ndalur, pasi që nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit.

Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, tha për Gazetën Sinjali se ka suspenduar shtatë zyrtarë policorë të përshirë në këtë rast.“Lidhur me rastin e raportuar për ‘keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare’, mund t’ua konfirmoj se si drejtor rajonal, kam suspenduar 7 zyrtarë policorë të involvuar në rast.

Tani, nuk mund të flas për përgjegjësinë e tyre individuale, ngase me rastin po merret IPK, si autoritet kompetent për zhvillimin e hetimeve, por suspendimin e tyre e kemi konsideruar si të domosdoshëm për zhvillimin pa pengesa të procedurës së mëtutjeshme hetimore”, tha Graishta.Tutje, Graishta deklaroi se ai dhe menaxhmenti i policisë janë të përkushtuar dhe po bëjnë gjithçka, siç tha ai, për të “ruajtur imazhin e policisë dhe mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës, si vlerë që na shoqëron që nga themelimi i forcës policore”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz