Publicistja Flaka Surroi në një kolumnë të fundit në portalin Koha, ka shkruar rreth aktakuzës së ngritur nga prokuroria për Adem Grabovcin dhe dhjetë të tjerë në aferën “Pronto”.
Ndër të tjera, ajo ka thënë se në listën e të akuzuarve mungojnë edhe dy kryeprotagonistët e afërës: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, përcjell Periskopi.
Ajo gjithë mënyrën e vendim-marrjes që u paraqit në “Pronto” e cilësoi si krim të organizuar.
Më absurdja, shkruan Surroi, është se aktakuza “u ngrit dy a tri ditë pasi që Thaçin e vizituan në zyren e tij Maxhuni i Policisë dhe Lumezi i Prokurorisë – mu ata që do të duhej të merreshin me zbulimin e prontistëve, pjesë e të cilëve qartazi është Thaçi, pagëzuesi i klanit”.
Më tej ajo ka folur edhe për Zajednicën ose Asociacionin e komunave me shumicë serbe.