Publicisti i njohur Vet Surroi edhe njëherë e ka sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Pronari i grupit ‘KOHA’ ka thënë që Lidhjes Demokratike të Kosovës i janë dashur 15 vite kohë për të mbërritur të hashtagu #Beso, ndërkohë për dy muaj ka arritur që këtë hashtag të bëjë në #MosBeso, raporton Albanian Show.
Surroi këtë koment e ka bërë në Facebook, ku paralajmëruar që nesër do ta publikojë edhe një shkrim të gjatë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.