“Absurdistan” është titulluar shkrimi i fundit i publicistes Flaka Surroi, botuar në gazetën online Koha, shkruan Periskopi.
Në atë shkrim, ajo ka folur për një varg çështjesh të ndyshme, ku theksi megjithatë vihet te faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe rolit të presidentit Thaçi në të.
Sipas Surroit, Thaçi po e shfrytëzon vakuumin institucional në mënyrë që të paraqitet figurë uniteti dhe të bëhet kryenegociator – që do t’ia garantonte ikjen nga Gjykata Speciale.
“Meqë Kuvendi as nuk e autorizon e as nuk e çautorizon, Thaçi strehohet te Kushtetuta dhe thotë se si simbol i unitetit të popullit dhe si person i autorizuar të merret me përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, do ta përfaqësojë atë në Bruksel.” – shkruan ndër tjera Surroi.
Ajo ka thënë se Kosova nuk i ka parë hairin negociatave të deritashme të udhëhequra nga Thaçi – dhe poashtu ka dhënë disa ide se si Kosova do të humbiste në fazën përfundimtare.
Ajo ka kritikuar edhe Shpend Ahmetin, kryetarin e Komunës së Prishtinës, i cili së fundi i krijoi edhe tri drejtori të reja.
Lexo shkrimin e plotë duke klikuar këtu.