back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajme​Supremja refuzon ankesën e LVV-së kundër vendimit të PZAP-së për deklaratën e...

​Supremja refuzon ankesën e LVV-së kundër vendimit të PZAP-së për deklaratën e Sami Lushtakut

Të ngjajshme

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pa-themeltë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të datës 17 shtator 2025.

Sipas aktvendimit, ankesa e LVV-së refuzohet si e pa themeltë.

“Lëvizja Vetëvendosje më 15.09.2025, kishte paraqitur ankesë kundër Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës. Kundër vendimit të sipërpërmendur të PZAP, Lëvizja Vetëvendosje, me kohë ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, nëpërmjet të cilës konteston ligjshmërinë e vendimeve të sipër cekura, me propozim që të aprovohet ankesa, të anulohet vendimi i sipër përmendur i PZAP-së, të urdhërojë PZAP-në, që ti shqiptojë masat sanksionuese ndaj kandidatit Sami Lushtaku nga PDK, si në ankesë, e cila gjendet në shkresat e lëndës. Përgjigje në ankesë ka paraqitur PZAP-i, përmes të cilës kundërshton pretendimet ankimore dhe propozon që ankesa të refuzohet si e pa bazuar. Gjykata Supreme e Kosovës , vlerësoj ligjshmërinë e vendimit të kontestuar në kuptim të pretendimeve ankimore dhe të përgjigjes në ankesë si dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa e Subjektit Politik Lëvizja Vetëvendosje, është e pa themeltë”, thuhet në njoftim.

Aktvendimi thekson ankesën e LVV-së sipas së cilës, Sami Lushtaku, gjatë paraqitjes televizive në një emision, ka deklaruar se “ Unë mendojë që qytetarët e këtij vendi duhet me dalë në rrugë dhe me dalë në protestë, dhe duhet me kërkuar që ata që nuk e respektojnë Kushtetutën, nuk i respektojnë ligjet e Kosovës, nuk respektojnë Prokurorinë, unë mendojë që ata duhet t’i ngrehim zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz