Talentat e Kosovës në futbollin europian po shënojnë sukese njëri pas tjetrit. Është ky Rinor Kadriu i cili vie nga fshati Plluzhinë, por i lindur dhe rritur në Gjermani së fundmi ka nënshkruar kontratë me klubin e mirënjohur Bayern Munchen, transmeton Drenica Press.
Babai i Rinorit, Milaim Kadriu tha për Drenica Press se “Rinori i cili aktualisht është vetëm 11 vjeçar po mahnit trajnerët me talentin që po tregon në fushën e gjelbërt, ku me ekipin e tij është bërë edhe kampion. Tutje Milaim Kadriu shtoj se me futboll Rinori ka filluar të merret prej kur ka qene 5 vjeç. Akoma pa i mbushur 8 vjet ka rënë në sy të shumë klubeve me talentin e tij, ku ndër ato klube që kanë pasur interes është edhe F.C. Bayern. Ai vazhdoi me pasion, punë dhe angazhim shumë të madh. Për momentin luan ne K.F. Kaufbeuren në Ligen më të lartë për këtë moshë. Ai në kohën e fundit me dashurinë për futbollin dhe me talentin e përkushtimin e tij dha një kontribut të madh, ku ekipi i tij ishte kampion vjeshtor e edhe tani është në vendin e parë. Duke e parë talentin e tij konstant në të njëjtën kohë kanë shfaqur interese shumë klube të njohura në Bajern e ndër to edhe F.C. Augsburg dhe F.C. Bayern. Dhe pasi që interesimi i klubeve për ta pasur Rinorin në akademinë e tyre të futbollit ishte i madh, Ne vendosëm për F.C. Bayern München. Rinori luan sulmues i krahut të djathtë. Në këtë moshë kontratat lidhen për përiudhen njëvjeçare dhe Rinori do të filloj të luaj nga data 1 Korrik 2017 për përiudhën një vjeçare, por me talentin e tij shpresojmë dhe besojmë që do jetë një yll i ardhshëm i futbollit ndërkombëtar” përfundoj Kadriu për portalin Drenica Press.