BallinaLajmeSunday Times: Shqiptarët marrin 1,200 stërlina për kthime vullnetare nga Britania

Sunday Times: Shqiptarët marrin 1,200 stërlina për kthime vullnetare nga Britania

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Gazeta britanike Sunday Times ka publikuar një raport mbi kthimet e shqiptarëve nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, ku theksohet se shumë prej tyre zgjedhin të kthehen vullnetarisht duke përfituar nga një skemë e qeverisë britanike. Sipas kësaj skeme, qytetarët që kthehen marrin 1.200 stërlina.

Artikulli sjell rastin e Ardit Shehut, 32 vjeç nga Kukësi, i cili, pasi iu refuzua kërkesa për azil, u kthye në atdhe. Ai e përshkruan Britaninë si “të mbaruar”, duke theksuar vështirësitë e jetës së emigrantëve atje.

Sipas Sunday Times, marrëveshja mes kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe homologut shqiptar Edi Rama në vitin 2022 ka sjellë një rënie të madhe të emigrimit të paligjshëm. Britania ka deportuar mbi 13.000 shqiptarë, trefish më shumë se në vitet 2010, ndërsa mbërritjet me varka të vogla kanë rënë me 95%.

Ministri i Brendshëm shqiptar, Ervin Hoxha, e ka cilësuar bashkëpunimin me Londrën si një “histori suksesi” dhe është shprehur se Shqipëria është mirënjohëse për këtë mbështetje.

Ndërkohë, ish-drejtuesi i një projekti britanik për parandalimin e emigrimit, Edval Zoto, ka thënë se marrëveshja nuk është përdorur për qëllime politike nga Tirana, por kryesisht për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Britaninë./Albinfo

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz