back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaLajmeSunday Times: Shqiptarët bëjnë kthime vullnetare nga shteti ishull, zbulohet sa para...

Sunday Times: Shqiptarët bëjnë kthime vullnetare nga shteti ishull, zbulohet sa para marrin

Të ngjajshme

Ndërron jetë zyrtarja policore, Hasime Lajqi

Ka ndërruar jetë zyrtarja policore, Hasime Lajqi. Lajmin për këtë...

Tragjedi në Prizren, një person vetëvaret në vikendicën e tij në mal

Një rast i rëndë tragjik ka ndodhur dje në...

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për vjedhje të gjësendeve në vlerë mbi 100 mijë euro

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i përgjithshëm, ka ngritur...

Këto pamje tregojnë dëbimin e përjavshëm të shqiptarëve pa dokumente nga Anglia për në Shqipëri me avionë charter, paguar nga Ministria e Brendshme, Home Office.

Krahas tyre gazeta Sunday Times të cilës i referohet Top Channel, i kushton një shkrim të gjatë shqiptarëve të cilët vullnetarisht kthehen dhe marrin nga qeveria angleze shumën e 1.200 stërlinave.

Gazetari Richard Assheton ka udhëtuar drejt Kukësit dhe sjell historinë e kthimit vullnetar të 32-vjeçarit, Ardit Shehu.

“Ky shqiptar, azili i të cilit u refuzua, na deklaroi me një theks të rëndë londinez: ‘Bro, tani Anglia është e mbaruar’”.

Kështu nis artikulli Sunday Times.

Kjo thuhet në artikull sepse Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar në një skemë riatdhesimi të përshpejtuar që ka zmbrapsur fluksin e mbërritjeve me gomone që në vitin 2022 arriti në gati 13.000 persona.

Sipas Sunday Times të Londrës që nga marrëveshja mes Rishi Sunak dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama në vitin 2022, Britania ka deportuar mbi 13,000 shqiptarë.

Kjo është afërsisht trefishi i numrit të atyre që deportoheshin gjatë viteve 2010. Shqiptarët janë tani kombësia më e deportuar dhe mbërritjet e tyre me varka të vogla kanë rënë me 95%.

“Policia, sa herë që flasim [në rrugë] na ndalon”, ka thënë një shqiptarë në një kafene në Kukës . “E di? Për të arrestuar shqiptarët, vetëm shqiptarët.”

Ai kishte jetuar në Barking në lindje të Londrës dhe kishte punuar me para në dorë në të zezë, në kantier ndërtimi, por u deportua gjashtë muaj më parë, tha ai.

Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm ka deklaruar për Sunday Times: “Përpjekjet tona të përbashkëta e kanë kthyer këtë çështje në një histori suksesi.” Ai tha se Shqipëria ishte “mirënjohëse” ndaj Britanisë për bashkëpunimin.

Edval Zoto, i cili deri vitin e kaluar drejtonte një projekt të financuar nga Britania si pjesë e marrëveshjes për kthimet dhe përpiqej të bindte njerëzit nga Kukësi të mos emigronin drejt Britanisë, tha se: “Nuk mendoj se Rama po e përdor këtë marrëveshje për përfitim politik… përveç ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Britaninë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz