HomeLajmeSulmon djalin me mjet të fortë dhe tenton të hidhet nga kati...

Sulmon djalin me mjet të fortë dhe tenton të hidhet nga kati i dytë, arrestohet llapjani

Të ngjajshme

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar...

Hap llogari në ProCredit Bank, afatizo dhe fito bonus menjëherë!

Afatizo minimum 5,000 € për 6 muaj dhe përfito...

Arrestohen 5 persona, pas një përleshje fizike në Ferizaj

Sot rreth orës 00:15, policia e rajonit të Ferizajt...

Largimi i KFOR-it nga veriu, a pati reagime nga qytetarët serbë? Flet Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës...

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i një shtëpie.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 08:00. I dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij, po ashtu mashkull kosovar, duke përdorur edhe një mjet të fortë.

Më pas, i dyshuari ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë arritur ta shpëtojnë atë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz