back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSulmoi policët, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Sulmoi policët, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Të ngjajshme

Të enjten në mesditë, një person është arrestuar pasi dyshohet se i ka sulmuar dy zyrtarë policorë.

Siç njofton Policia në raportin 24-orësh, i dyshuari nuk i ka respektuar urdhrat e policëve, e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht ata të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, të enjten rreth orës 12:15.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, si dhe i ka sulmuar fizikisht ata. Si pasojë e sulmit fizik dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha Policia në raport.

- Advertisement -

Të Fundit