back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeSulmohet në Serbi autobusi i linjës Kosovë-Slloveni

Sulmohet në Serbi autobusi i linjës Kosovë-Slloveni

Të ngjajshme

Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e 28 dhjetorit, vendimtare për të ardhmen e Kosovës

Në një deklaratë të dhënë gjatë një interviste, nënkryetari...

PrishtinaTicket lidh Prishtinën me kryeqytetin e BE-së – Brukselin!

Me fluturime të hënën dhe të premten, linja e...

Peticion për minatorët, kërkohet hartimi i Listës së Sëmundjeve Profesionale

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj)...

Rikthehet në detyrë Belinda Balluku, Kushtetuesja pranon ankesën e Edi Ramës

Belinda Balluku është rikthyer në detyrën e zëvendës kryeministres...

Policia publikon detaje rreth ushtrimit të realizuar së bashku me Ambasadën Amerikane

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ushtrimi i përbashkët...

Autobusi i linjës Kosovë-Slloveni ‘R.Gashi’ është sulmuar mbrëmë përderisa po kalonte tranzit nëpër territorin e shtetit fqinj, Serbisë.

Autobusi që ishte me udhëtar kosovar dhe linjë e rregullt është sulmuar nga serbët afër Batajnicës të cilët kanë gjuajtur me gurë.

Vendi ku është sulmuar autobusi

Siç shihet në këto fotografi të siguruara nga Indeksonline, xhami i përparmë i autobusit është dëmtuar për shkak të sulmit.

Nga sulmi është thyer xhami i përparmë

Pas sulmit, në vend ngjarje kanë dalë Policia e Serbisë dhe janë marrë me rastin.

Policia Serbe në vendngjarje

Menaxheri i kësaj kompanie, Ilir Gashi për Indeksonline ka konfirmuar sulmin duke dhënë detaje se si ka ndodhur ai.

“Unë nuk kam qenë në udhëtim, por siç kam biseduar me shoferët, disa qytetarë serbë me gurë mbi urë kanë goditë pjesën e përparme të xhamit të autobusit. Nuk i dimë arsyet, përveç që jemi shqiptar e po e shohin firmë shqiptare. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00”, ka thënë Gashi.

Udhëtarët duke pritur jashtë autobusit pas sulmit

Ai ka shtuar se udhëtarët kanë pritur një orë deri sa Policia e Serbisë ka bërë procesin e rastit dhe me pas kanë vazhduar rrugën drejt Sllovenisë.

“Nuk ka lëndime asgjë serioze, përveç xhamit të përparmë të autobusit”, ka shtuar Gashi.

Nuk është hera e parë që autobusët nga Kosova më udhëtarë që kalojnë nëpër Serbi të sulmohen./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz