Sulmohet ambasada ruse në Damask të Sirisë, nuk ka të lënduar
03
Lexo edheNorvegjia dyshon se inteligjenca ruse është përfshirë në piraterim emailesh
Ambasada ruse në kryeqytetin e Sirisë është granatuar më 2 dhe 3 shkurt, por askush nuk është lënduar, njofton ministria e jashtme ruse.
Njoftimi thotë se granatat e kanë goditur hapësirën në mes të zyreve dhe zonës rezidenciale, ndërsa një tjetër ka shpërthyer 20 metra larg hyrjes.
“Askush nuk është lënduar, por ka dëme materiale”, thotë ministria ruse, duke shtuar se sulmi ka cak pengimin e armëpushimit dhe procesin e paqes që Rusia është duke e ndjekur për Sirinë.

Lexo edheNorvegjia dyshon se inteligjenca ruse është përfshirë në piraterim emailesh
“Ky krim nuk duhet të mbetët i pandëshkuar”, tha ministria më tej, duke u zotuar se Ruaia do të vazhdoj luftën e pakompromis kundër terroristëve në Siri. /rel/