Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një shkollë në Deçan ku një 11-vjeçar është sulmuar nga një burrë i rritur.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë për Kosova Live, ka folur Fatmir Alaj Drejtor i Shkollës.
I pyetur se nëse i dyshuari është prind i ndonjërit prej nxënësve në këtë shkollë, ai e konfirmoi se ‘’Po është prind i një nxënësi tjetër në shkollë’’.
Ai ka thënë edhe se shkolla merret me të gjitha problemet që shfaqen aty, duke biseduar me prindërit e kujdestarët, porse, i dyshuari s’ka folur fare me ta, kësisoj, ata s’kanë informacione se pse mund të ketë ndodhur rasti.
‘’Ne në vazhdimësi merremi me problemet që kanë fëmijët, duke bashkëpunuar, bashkë biseduar me prind e me të gjithë. Por ky personi nuk ka ardh të konsultohet fare me neve edhe na nuk e kemi asnjë informacion për çfarë nevoje e ka pas ai që të ushtroj një dhunë të tillë ndaj një nxënësi. Ne i kemi kamerat e sigurisë n shkollë, me të cilat po merret policia, kanë ardh i kemi këqyrë bashkë edhe kemi konstatu që një punë e tillë ka ngja me të vërtetë. Ka qenë taman dhunë fizike, e ka godit në fytyrë me shuplaka’’, ka thënë ai. /GazetaExpress