BallinaLajmeSulmi mbi Skripalët tregon se sa "e pamatur është Rusia"

Sulmi mbi Skripalët tregon se sa “e pamatur është Rusia”

Të ngjajshme

Arrestohet një person, i konfiskohen një armë e 50 fishekë

Më 21 mars është raportuar se një person ka...

Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

Njëra nga gratë që mbeti e plagosur mbrëmjen e...

Gjimshiti dhe Aro Muriq në formacionin e javës në Serie-n A

Dy lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Aro Muriq janë...

Thyhet rekordi botëror në 50m stil i lirë në not

Cameron McEvoy ka kaluar Cesar Cielon si njeriun më...

Helmimi me agjent nervor i ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia, në Sallsbëri të Anglisë tregon se sa “e pamatur mund të jetë Rusia”, tha shefi i agjencisë britanike të inteligjencës GCHQ, Jeremy Fleming.

Sulmi i 4 marsit, për të cilin Londra e fajëson Rusinë, ka çuar në krizën më serioze diplomatike midis Moskës dhe Perëndimit që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Rusia e ka mohuar çdo përfshirje.

Fleming tha se helmimi i Skripalëve ka qenë “tronditës” dhe ka treguar se Moska “nuk luan me rregulla të njëjta”.

Ai e akuzoi Rusinë për kalimin e kufirit midis aktivitetit shtetëror dhe kriminal.

“E keni dëgjuar të jetë thënë dhe unë po e përsëris: sulmi mbi Sergei dhe Yulia Skripalin në Sallsbëri ka paraqitur herën e parë të përdorimit të agjentit nervor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Fleming, duke folur në një konferencë kibernetike në qytetin verior të Mançesterit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz